Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ka komentuar emigrimin e qytetarëve shqiptarë nga vendi.
Ajo u shpreh se shqiptarët që emigrojnë drejt Gjermanisë tashmë janë nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe jo vetëm ata që arrijnë të marrin pagat më të larta.
Sipas saj emigrimi masiv i mjekëve të rinj vjen për shkak jo vetëm të pagave të larta që ofrohen nga vende si Gjermania, por në vend të parë renditet perspektiva profesionale, e cila mungon në vend.
“Shqiptarët që vijnë në Gjermani të cilët i takoj në përditshmëri, janë edhe punëtorë të thjeshtë që nuk marrin pagat më të larta. Për mua kjo do të thotë se emigrimi tashmë është shtrirë në të gjithë shtresat e shoqërisë.
Mjekët e rinj po emigrojnë masivisht. Pagat e larta janë një arsye për ta, por në rend të parë është perspektiva profesionale për mjekët e rinj, e cila mungon në Shqipëri. Një mjek dëshiron të specializohet dhe të rritet në detyrë, dhe për mjekët nuk ka një rritje të mëtejshme duke e monopolizuar mjekësinë. Nëse shohin mjekët specialistë dhe ata që kanë klinika kanë të ardhura të mira dhe nuk duan të largohen, ndërkohë që 85% e studentëve kanë filluar të mësojnë gjuhën gjermane. Është e vërtetë që rrogat e larta janë arsye kryesore. Te mjekët e rinj është edhe perspektiva profesionale, e cila mungon në Shqipëri. Nëse një mjek merr diplomën, dëshiron të specializohet. Është e vërtetë që rroga shkon deri në 1500 euro për një mjek që shkon në Kukës dhe kjo është e pranueshme për rajonin, por mungon profesionalizimi. Kemi një mungesë perspektive profesionale për mjekët e rinj dhe për të nuk ka rëndësi rroga. U përmend edhe padrejtësia shoqërore. Edhe nëse e merr specializimin, 70% e kuotave janë të papaguara. Pse vetëm ata 30% e përfitojnë? Ky monopolizim patjetër ka një efekt. Ata hapin një klinikë që e konkurrojnë Gjermaninë. Unë shikoj mjekë në Tiranë që me orë marrin me mijëra euro, ndërkohë në Gjermani ka kuota fikse. Në Shqipëri është një komercializim i mjekësisë, sa të gjithë ata në sektorin privat marrin shumë pacientë. Gabimet mjekësore nuk llogariten. Ata që kanë qenë profesorë vazhdojnë të mbeten edhe fëmijët dhe fëmijët e tyre. Nëse i pyet nuk do të dënonin të bëheshin kurrë mjekë, por janë bërë se e kanë vendin e sigurt”, tha ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co