Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftuan se janë të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit.
Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme të EBA-së u bë thirrje për qetësi për të shmangur pasojat e rrezikshme dhe zhytjen e rajonit në nivele të reja jostabiliteti.
“Emiratet e Bashkuara janë jashtëzakonisht të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme në rajon dhe kërkohet që të gjenden zgjidhje radikale për krizat dhe konfliktet aktuale në rajon”, thuhet në deklaratë.
Më tej theksohet se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes kanaleve diplomatike dhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së është kërkuar të forcojë paqen dhe besimin ndërkombëtar duke zgjidhur konfliktet rajonale.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co