‘Emisar të përhershëm në Ukrainë’, NATO: Zyrtari do të qëndrojë derisa të vazhdojë pushtimi rus

emisar te perhershem ne ukraine nato zyrtari do te qendroje derisa te vazhdoje pushtimi rus
emisar te perhershem ne ukraine nato zyrtari do te qendroje derisa te vazhdoje pushtimi rus

Vendet anëtare të NATO-s vendosën të dërgojnë një emisar special në Kiev, për të zgjeruar praninë civile të aleancës ushtarake perëndimore në Ukrainë, konfirmoi një zëdhënës për agjencinë e lajmeve DPA.

Zyrtari i lartë do ta ketë për detyrë ta koordinojë mbështetjen politike dhe praktike të aleancës në terren, derisa Ukraina vazhdon të luftojë kundër pushtimit rus.

Lajmi vjen përpara samitit të NATO-s në Uashington, që do të mbahet nga data 9 deri më 11 korrik.

Në atë samit, udhëheqësit pritet të miratojnë zyrtarisht një plan për koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, për herë të parë nën një mision zyrtar të quajtur Ndihma për Siguri dhe Trajnime e NATO-s.

Aktualisht është e paqartë se kush do të caktohet në postin e ri në Kiev. Detaje të mëtejshme do të zbulohen pas përzgjedhjes zyrtare, tha zëdhënësi, duke i konfirmuar planet e raportuara më herët nga Wall Street Journal.

NATO-ja, përndryshe, ka përfaqësim zyrtar në Kiev për gati një dekadë, që përfshin një zyrë ndërlidhëse dhe një qendër informacioni dhe dokumentacioni, e cila ekziston që nga fundi i viteve 1990.

Ai trajton, mes tjerash, kontaktet me ministritë dhe autoritetet ukrainase.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →