Bota

“Emisioni në RAI3 duhet parë si një skaner për…”- Ish-prokurori: SPAK duhet negociojë me Arben Ahmetajn dhe t’i ofrojë statusin e të penduarit

emisioni ne rai3 duhet pare si nje skaner per ish prokurori spak duhet negocioje me arben ahmetajn dhe ti ofroje statusin e te penduarit

































Ish kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka komentuar investigimin e emisionin ‘Report’ në Rai3,  ku tha se duhet parë si një skaner për organet ligj zbatuese në Shqipëri që kanë si objektiv luftën ndaj krimit, drogës dhe pastrimit të parave.

eugen beci

Beci tha: “A kemi ushtrim ndikimi nga legjislatori dhe ekzekutivi shqiptar? Organet ligjzbatuese kanë dështuar për të ndaluar takimet mes Kryeministrit me kontakte të papërshtatshme. Kemi rastin e McGonigal, kemi rastin e këtij biznesmenit që ka marrë licencën për kazinotë, pra kemi një dështim”.

Ndër të tjera, u shpreh se duhet të ketë një hetim proaktiv nga SPAK lidhur me dhënien e licencës, pra si u përfitua kjo licencë kazinoje, a ka një përshpejtim të dhënies së kësaj licence krahasuar me rastet e tjera.

“A do e merrte ky person licencën nëse nuk takohej me Edi Ramën? A ka ndikuar ky takim në pajisjen më shpejt me licencë apo jo, pra këto duhet të dalin nga një hetim i Prokurorisë”, tha Beçi.

Ish-prokurori tha se organet ligj zbatuese shqiptare duhet të verifikojnë, qoftë edhe përmes tabulateve telefonike.

“Kush është ky personi në Durrës që mban kontaktet, me kë komunikon ai? A ka kontakte me elementë kriminalë, çfarë flet me to”, u shpreh Beçi, duke shtuar se SPAK duhet të hetojë me detaje çfarë është deklaruar në emisionin e RAI3.

 “Ahmetaj është një situatë e bukur proceduriale, pasi Prokuroria mund të qaset si te një i penduar. SPAK për të provuar se sa qëndrojnë deklaratat e Ahmetajt, duhet të qaset dhe të negociojë për një marrëveshje të penduari”, tha Beci.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts