Emrat/ Bandë gjobëvënësish në Athinë dhe Mykonos, 4 në pranga. Kush është ‘Toni’, kapoja i grupit

emrat bande gjobevenesish ne athine dhe mykonos 4 ne pranga kush eshte toni kapoja i grupit
emrat bande gjobevenesish ne athine dhe mykonos 4 ne pranga kush eshte toni kapoja i grupit

Policia greke arrestoi një grup kriminal, i cili kryente gjobvënie ndaj bizneseve në Athinë dhe ishullin e Mykonos me pretekstin e mbrojtjes.

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë, mes tyre edhe drejtuesi i grupit një shtetas shqiptar me precedentë të rëndë penalë.

Siç rezultoi nga hetimi, pas shfrytëzimit të duhur të informacionit dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, të paktën që prej muajit nëntor 2023, të arrestuarit i’u bashkuan një grupi kriminal me qëllim zhvatjen e pronarëve të lokaleve dhe dyqaneve në Athinë dhe Mykonos.

Policia ka arritur të dokumentojë veprimtarinë kriminale në të paktën 4 raste. Si pretekst për t’i paguar shumat e kërkuara, ata parashtruan sigurimin e “mbrojtjes” për bizneset e tyre, ku 2 nga anëtarët e grupit kanë marrë detyra drejtuese (drejtues dhe nëndrejtues), ndërsa 2 anëtarët e tjerë kishin marrë rolin e “koleksionistit”.

Në prangat e policisë greke ra drejtuesi i grupit, shqiptari Fatjon Zace 38 vjec, i njohur si “Toni”, me precedentë penalë për “vrasje të mbetur në tentativë”, “armëmbajte pa leje”, “vjedhje” etj. Bashkë me të u arrestuan edhe shtetas grekë Ioannis Valasopoulos 42 vjeç, i lindur në Belgjikë, Ioannis Ignatiadis 38 vjeç dhe Kristoforos Hardaloupas 21 vjeç.

Gjatë arrestimit dhe kontrollit të banesës së Zaces, policia gjeti dhe sekuestroi 9.095 euro, 2 celularë dhe 1 automjet tip “Smart”. Ndërsa gjatë arrestimit dhe kontrollit të banesavë të shtetasve grekë, u gjetën dhe sekuestruan 22.145 euro, 105 dollarë, 2 pistoleta, 3 krehëra, 103 fishekë, 1 jelek anti-plumb, 3 thika, celularë, motorra dhe sende të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →