Bota

EMRAT/ Drogë, armë e para cash në banesë, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi, shpallet në kërkim një tjetër

emrat droge arme e para cash ne banese arrestohen 3 shqiptare ne greqi shpallet ne kerkim nje tjeter































Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, teksa ka sekuestruar një sasi të madhe droge, armë dhe para cash.

Capture-224

Policia greke kishte siguruar informacion se një grup shqiptarësh posedonin sasi të mëdha droge me qëllim shitjen e saj në Athinë.

Gjatë kontrollit të një banese në rrugën “Metanaston” në Vari të Athinës, janë gjetur dhe sekuestruar 25 kilogramë marijuanë, 1 kilogram hashash çokollate, 200 gramë vaj hashashi, 1 pistoletë “Beretta”, 92 fishekë, 68 mijë e 430 euro, 4 peshore elektronike, 3 celularë ndërkohë që është sekuestruar edhe 1 automjet.

Në pranga kanë rënë babë e bir, Memisha Memaj e Petraq Memaj nga Vlora, respektivisht 59 dhe 33 vjeç. Gjatë kontrollit të një tjetër banese në rrugën “Navarkou Botsi” në Peristeri të Athinës, që posedohej nga bashkëpunëtori i tyre, Juljan Cami 27 vjec, u gjetën dhe sekuestruan 48 gram kokainë dhe 60 gram marijuanë.

Menjëherë u arrestua edhe 27-vjecari. Nga hetimet ka rezultuar përfshirja edhe e shtetasi Stavro Memaj 30 vjeç, djali tjetër i Memishës. 30-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia greke

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts