Shqiperia

EMRAT/ E paprecedentë te fakulteti i Ekonomikut! Shefi i Departamentit dhunon pedagogen, ‘mollë sherri’…

emrat e paprecedente te fakulteti i ekonomikut shefi i departamentit dhunon pedagogen molle sherri
emrat e paprecedente te fakulteti i ekonomikut shefi i departamentit dhunon pedagogen molle sherri

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fakultetin e Ekonomikut në Tiranë. Një shef departamenti, konkretisht Mirdaim Axhami, 43 vjeç ka rrahur për shkak të detyrës pedagogen Liljana Billa (Elmazi), ish-deputete.

BalkanWeb mëson se shkak i sherrit janë bërë tezat e provimit. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e fakultetit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, BW mëson se arrestimi i pedagogut ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts