Emrat/ Goditet grupi i trafikut të drogës, kush është “koka” e bandës! 43-vjeçari pastronte paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale

emrat goditet grupi i trafikut te droges kush eshte koka e bandes 43 vjecari pastronte parate e perfituara nga veprimtaria kriminale





































Policia ka vendosur në pranga katër persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.

arrestim

Pajtim Lame, Bajram Bajrami, Dod Kunoraj dhe Ndue Lala, të katërt banues në Shkodër, u kapën në vendin e quajtur  “Ura e Bardhajve” teksa udhëtonin me një mjet tip Mitsubish dhe brenda në makinë iu gjet një sasi kanabisi.

Nga hetimet dyshohet se 4 të arrestuarit, në formën e grupit të organizuar nga 43-vjeçari, Ndue Lala ishin të implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit.

Gjithashtu, dyshohet se Ndue Lala pastron paratë/produktet e përfituara nga këto veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Rrethinat”.

Të implikuar si grup, në kultivim, prodhim dhe shitje në doza të Cannabisit, arrestohen në flagrancë 4 shtetas (mes tyre, organizatori i grupit).

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike, automjeti tip “Mitsubishi” me të cilin lëviznin të arrestuarit dhe 4 celularët e tyre.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Rrethinat”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Bardhajve”, me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me vete dhe në automjet, shtetasit N. L., 43 vjeç, P. L., 41 vjeç, B. B., 23 vjeç dhe D. K., 40 vjeç, të katërt banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas, në formën e grupit të organizuar nga 43-vjeçari, ishin të implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së Cannabisit. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi N. L. pastron paratë/produktet e përfituara nga këto veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshm.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →