EMRAT/ Hapën zjarr drejt makinës që ndaluan në aksin Tiranë–Fushë Krujë, AMP cakton masat e sigurisë për tre efektivët e “Shqiponjave”

emrat hapen zjarr drejt makines qe ndaluan ne aksin tirane fushe kruje amp cakton masat e sigurise per tre efektivet e shqiponjave
emrat hapen zjarr drejt makines qe ndaluan ne aksin tirane fushe kruje amp cakton masat e sigurise per tre efektivet e shqiponjave

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, duke caktuar masa sigurimi për tre punonjës të Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Inspektori R. B., 34 vjeç, është shpallur në kërkim dhe është nën masën “Arrest në burg” për dyshimin e “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, si dhe për “Falsifikim dokumentash” dhe “Kallëzim të rremë”.

Të tjerët, Elton Dokollari, 46 vjeç, dhe Florian Zeneli, 37 vjeç, janë nën masën “Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, me akuza për “Shpërdorim detyre”, “Moskallëzim krimi”, dhe “Falsifikim dokumentash”.

Hetimet nisën pas një kallëzimi lidhur me një incident të ndodhur më 8 mars 2024, kur punonjësit e policisë dyshohet se kanë qëlluar me armën e shërbimit në një automjet që kishin ndaluar në aksin Tiranë-Fushë Krujë, duke rrezikuar jetën e dy personave.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar vendimin e kësaj Gjykate, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal për punonjësit e policisë, efektivë të Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”:

-Inspektor R. B., 34 vjeç, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Falsifikim dokumentash” dhe “Kallëzim i rremë”. Shtetasi është shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij;

-Inspektor Elton Dokollari, 46 vjeç, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, i kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Falsifikim dokumentash” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;

-Inspektor Florian Zeneli , 37 vjeç, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, i kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Falsifikim dokumentash” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Caktimi i masave të sigurimit personal ndaj punonjësve të policisë u bë i mundur nga hetimet e kryera pas kallëzimit penal të depozituar nga një shtetas, nga ku rezultoi se në datë 8 mars 2024, gjatë kryerjes së shërbimit në segmentin rrugor Tiranë–Fushë Krujë, këta punonjës policie kanë ndaluar një automjet dhe gjatë veprimeve policore, në tejkalim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme, kanë qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të tij, duke vënë në rrezik jetën e dy personave që ndodheshin në mjet. Në vijim, krahas mos-raportimit të ngjarjes tek strukturat eprore, ata kanë tentuar të fshehin provat dhe faktet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →