EMRAT/ Iu merrnin para qytetarëve për parkimin në hapësirë publike, vihen në pranga dy persona në Durrës

emrat iu merrnin para qytetareve per parkimin ne hapesire publike vihen ne pranga dy persona ne durres





































Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasit Ali Muço dhe Mariglen Gruda, për përfitim në mënyrë të paligjshme. 

454669457_888158933349453_4995701120259051295_n

Këta shtetas iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet e tyre në një hapësirë publike, që ishte përcaktuar nga bashkia.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte përcaktuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë, arrestohen 2 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, në subjekte të ndryshme ekonomike, është goditur një tjetër rast i përfitimit në mënyrë të paligjshme, të pagesave për parkimin e automjeteve në hapësira publike.

Për këtë rast, janë vënë në pranga shtetasit A. M., 32 vjeç dhe M. G., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi iu merrnin para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →