EMRAT/ Komisioni Hetimor për shërbimet e sterilizimit në Shëndetësi, kush janë audituesit që do dëshmojnë sot

emrat komisioni hetimor per sherbimet e sterilizimit ne shendetesi kush jane audituesit qe do deshmojne sot
emrat komisioni hetimor per sherbimet e sterilizimit ne shendetesi kush jane audituesit qe do deshmojne sot

Komisioni Hetimor për shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi, ka thërritur dëshmitarët auditues të KLSH, për të sqaruar rrethanat që lidhen me çështjen.

Audituesit të cilët do të dëshmojnë sot janë:

  1. Brunilda Zenelaj
  2. Eduard Stafasani
  3. Melina Kabo
  4. Semiram Jakupi
  5. Klarenc Xhaferraj
  6. Bexhet Zeqiri

Sipas PD, këta dëshmitarë dëshmojnë për të dytën herë pasi mazhoranca bojkotoi mbledhjet e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Nga auditimi i zbatimit të kontratave koncesionare, të check up ka rezultuar se edhe në vitin 2022, janë kryer pagesa për shërbim të pakryer për 20 mijë e 172 raste, me një kosto në shumën prej 37 mijë e 198 mijë lekë me TVSH.

Dëshmitarja e parë, audituesja e KLSH Brunilda Zenelaj tha se grupi auditues ka kërkuar trajtimin e shërbimit pa TVSH.

“Situata është e përsëritur dhe është kërkuar të ndryshohen termat e kontratës dhe të kalohet në pagesa vetëm për shërbimin e kryer”, tha ajo.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →