Policia në Himarë, në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli” ka arrestuar dy persona, që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë.
Në pranga kanë rënë shtetasit Julian Çollaku dhe Edmal Tahiri.
“Himarë/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”.
Lëviznin me automjet, për të shitur doza kokaine dhe cannabisi në lokalet e natës, arrestohen 2 shtetas, Julian Çollaku dhe Edmal Tahiri.
Sekuestrohen dhjetëra doza të këtyre lëndëve”, njofton policia.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co