Bota

EMRAT/ Në gjendje të dehur dhunoi fizikisht të atin, babai qëllon me çifte të birin! Përfundon në spital 47-vjeçari

emrat ne gjendje te dehur dhunoi fizikisht te atin babai qellon me cifte te birin perfundon ne spital 47 vjecari



































Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku pas një konflikti për motive banale, babai ka plagosur me çifte të birin.

WhatsApp Image 2024-07-24 at 19.39.47

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Stropckë, ku gjatë një konflikti djali, Përparim Shkullaku, në gjendje të dehur ka goditur fizikisht të atin, Agim Shkullaku, ndërsa ky i fundit ka marrë çiften dhe e ka plagosur.

Policia bën me dije se 83-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërsa djali i tij, 47-vjeçari Përparim Shkullaku është dërguar në spital.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri pritet të niset drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të tij.

Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç.

Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosu djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts