EMRAT/ Përplasen dy kamionë në aksin Cërrik-Gramsh, përfundon në spital njëri prej drejtuesve, tjetri rezulton në gjendje të dehur

emrat perplasen dy kamione ne aksin cerrik gramsh perfundon ne spital njeri prej drejtuesve tjetri rezulton ne gjendje te dehur





































Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Cërrik – Gramsh, në afërsi të fshatit Shtëpanjë, ku u përplasën dy kamionë, njëri nga të cilët përfundoi jashtë rruge.

WhatsApp-Image-2024-10-16-at-17.47.03-602x450

Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit me targë AA 846ZX , 32-vjecari Vilson Muça.

Drejt vendit të ngjarjes shkuan ekipi i urgjencës së spitalit të Gramshit, i cili i dha ndihmën e parë të dëmtuarit, i cili më pas u dërgua në Spitalin Rajonal të Elbasanit

Në vendin e ngjarjes më pas ishin edhe ekspertët e qarkullimit rrugor për të kryer veprimet proceduriale si dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ku u konstatua se Selman Hazizolli ,drejtues i automjetit tip Benz kamion me targë AA 354VG, rezultoi i dehur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →