EMRAT/ Plagosja me armë zjarri në Tiranë, zbulohet identiteti i të plagosurit dhe autorit

emrat plagosja me arme zjarri ne tirane zbulohet identiteti i te plagosurit dhe autorit





































Loren Kosta është personi i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të hënë (19 gusht), në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

plagosja me arme zjarri tirane

Sipas raportimeve nga gazetari Igli Celmeta, Kosta mësohet se është dërguar te Spitali i Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa dhe gjendja e tij paraqitet stabël.

Po ashtu është identifikuar dhe autori i dyshuar i plagosjes, i cili raportohet se është shtetasi Erion Goxharaj, punonjës Policie, i cili është larguar nga vendngjarja.

Sipas informacioneve paraprake, efekitivi Erion Goxharaj ka plagosur 45-vjeçarin Loren Kosta për motive të dobëta.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →