(EMRAT) Sulmuan dy anëtarë të komunitetit LGBT, 21 të arrestuar në Selanik, mes tyre 13 shqiptarë

emrat sulmuan dy anetare te komunitetit lgbt 21 te arrestuar ne selanik mes tyre 13 shqiptare
emrat sulmuan dy anetare te komunitetit lgbt 21 te arrestuar ne selanik mes tyre 13 shqiptare

21 persona janë arrestuar nga policia e Selanikut, pas ngjarjes së të shtunës në mbrëmje, kur në sheshin “Aristotelus”, u sulmuan me fjalë, me shishe dy anëtarë grekë 31 vjeçarë të komunitetit LGBT, ndërsa njëri prej tyre edhe u dhunua.

Policia shoqëroi 24 persona, nga të cilët 21 prej tyre u arrestuan. Mes tyre janë edhe 13 shqiptarë të identifikuar si Orgito Trupja, 21 vjeç, Andrea Nuredini, 22 vjeç, Kristjan Selmani, 18 vjeç, Mario Rapaj, 18 vjeç, Fabio Hoxha, 18 vjeç, Leandro Kurto, 18 vjeç, A. J., 17 vjeç, A. J, 15 vjeç, K. K, 15 vjeç, Klajdi Facja, 19 vjec, Uendi Sota, 19 vjeç, Serxhio Dragoti, 18 vjec dhe Rivaldo Brahimaj, 19 vjeç.

Të arrestuarit e tjerë mësohet se janë grekë, nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe një qipriot.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat “lëndim i thjeshtë trupor i kryer dhe në tentativë”, “fyerje” dhe “kanosje”, në kombinim me rastin e rëndë të nenit 82A të Kodit Penal “Krim me karakteristika raciste”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →