Bota

EMRAT/ Të shtënat me armë zjarri në Durrës, zbardhen identitetet e autorit dhe të plagosurit! 31-vjeçari tentoi të arratisej pasi qëlloi të moshuarin

emrat te shtenat me arme zjarri ne durres zbardhen identitetet e autorit dhe te plagosurit 31 vjecari tentoi te arratisej pasi qelloi te moshuarin



































Adil Hizdri është autori 31 vjeçar që plagosi me armë zjarri të moshuarin në Durrës, të identifikuar si Fadil Hunda.

durres

Sipas policisë, gjithçka dyshohet se ka nisur pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17.

Policia ka shoqëruar 31-vjeçarin që qëlloi të moshuarin. Gjithashtu është shoqëruar dhe një 56-vjeçar, që ishte bashkë me autorin e dyshuar në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

I moshuari, rreth 70 vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts