Emrat/ Trafik narkotikësh, arrestohen dy persona. Detajet nga operacioni

emrat trafik narkotikesh arrestohen dy persona detajet nga operacioni
emrat trafik narkotikesh arrestohen dy persona detajet nga operacioni

Dy persona u arrestuan nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Fokus8”, i cili goditi njĂ« rast tĂ« trafikimit tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike.

Të arrestuarit janë Jasin Avdi që transportonte lëndën narkotike, si dhe shtetasi Frrok Lleshi që e shoqëronte dhe kishte dijeni për veprimtarinë e tij kriminale.

Policia ka sekuestruar 2.21 kg cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.

[embedded content]

Njoftimi zyrtar

Finalizohet operacioni i koduar “Fokus 8”, si rezultat i informacioneve nga inteligjenca policore, pĂ«r goditjen e njĂ« tentative pĂ«r trafikimin e lĂ«ndĂ«ve narkotike.

Sekuestrohen 2.21 kg cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.

Arrestohet një 20-vjeçar që transportonte lëndën narkotike, si dhe një shtetas tjetër që e shoqëronte dhe kishte dijeni për veprimtarinë e tij kriminale.

Si rezultat i administrimit tĂ« shpejtĂ« tĂ« informacioneve tĂ« siguruara nga inteligjenca policore, specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« SarandĂ« finalizuan operacionin policor tĂ« koduar “Fokus 8”.

Gjatë operacionit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit J. A., 20 vjeç, dhe F. Ll., 23 vjeç, të dy banues në Konispol.

Në afërsi të fshatit Vrin, shtetasit J. A. dhe F. Ll. ndaluan automjetet e tyre pranë një lavazhoje dhe, në momentin kur vunë re shërbimet e Policisë, shtetasi J. A. tentoi të fshehë lëndën narkotike duke e hedhur nga automjeti i tij, por u arrestua menjëherë së bashku me F. Ll., i cili kishte dijeni për lëndën narkotike që 20-vjeçari po transportonte.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2.21 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co