Shqiperia

Emri/ Arrestohet efektivi i Policisë së Burgjeve, u kap me drogë brenda…

emri arrestohet efektivi i policise se burgjeve u kap me droge brenda
emri arrestohet efektivi i policise se burgjeve u kap me droge brenda

U kap me drogë. arrestohet gardiani i burgut të Peqinit. Gazetari Igli Çelmeta bën të ditur për Balkanweb se bëhet fjalë për punonjësin e policisë së burgjeve, Erald Kasmi.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet e institucionit, në orarin zyrtar posedonte lëndë të dyshuar narkotike.

Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.

Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts