EMRI/ Arrestohet hajduti i biçikletave në Durrës, 35-vjeçari i dënuar dhe më parë për vjedhje

emri arrestohet hajduti i bicikletave ne durres 35 vjecari i denuar dhe me pare per vjedhje































Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar  në Durrës, i cili gjatë muajit maj kishte vjedhur 3 biçikleta në qytetin bregdetar.

safet tafa

I riu Safet Tafa rezulton se ka qenë i dënuar dhe më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje që ky shtetas i përdorte gjatë vjedhjeve.

Njoftimi i policisë:

Vodhi 3 biçikleta, gjatë muajit maj, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohen veshje që autori i përdorte kur kryente vjedhje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, Komisariati i Policisë Durrës ka zbardhur 3 raste të vjedhjes së biçikletave, të kryera gjatë muajit maj, në qytetin e Durrësit.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua autori i dyshuar, shtetasi S. T., 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje që ky shtetas i përdorte gjatë vjedhjeve.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi S. T.

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →