Bota

EMRI/ Autor i atentatit të dështuar në “Don Bosko”, ndërron jetë 32-vjeçari në burgun e Fushë Krujës! Ja çfarë dyshohet

emri autor i atentatit te deshtuar ne don bosko nderron jete 32 vjecari ne burgun e fushe krujes ja cfare dyshohet



































Ka ndërruar jetë në burgun e Fushë Krujës 32-vjeçari Andrea Bregasi, autori i atentatit të dështuar në “Don Bosko”, në vitin 2023.

andrea brengasi

Bregasi mësohet se ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak në ambientet e spitalit të qytetit.

Burime bëjnë më dije se i riu ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, si dhe trajtohej me metadon.

32-vjeçari kishte vetëm 9 ditë në qeli, pasi u vu në pranga më 11 korrik të këtij viti, pasi ishte shpallur në kërkim lidhur me atentatin e Don Boskos.

Kujtojmë se Andrea Bregasi akuzohet se qëlloi me pistoletë mjetin që drejtohej nga 42-vjeçari Rudolf Zefi.

Bregasi atë kohë, thuhet se qëlloi gjashtë herë me armë drejt automjetit ku udhëtonte Rudolf Zefi, së bashku me dy persona të tjerë, mëngjesin e së enjtes (14 Dhjetor).

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts