Shqiperia

EMRI/ Dhunoi vëllanë, ndalohet 39-vjeçari në Memaliaj. 13 vite më parë vrau dy ushtarakë dhe…

emri dhunoi vellane ndalohet 39 vjecari ne memaliaj 13 vite me pare vrau dy ushtarake dhe
emri dhunoi vellane ndalohet 39 vjecari ne memaliaj 13 vite me pare vrau dy ushtarake dhe

Policia e Memaliajt ka ndaluar një 39-vjeçar, të identifikuar si shtetasi Pëllumb Çela.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se 39-vjeçari është dhunuar për dhunë në familje, pasi ka goditur vëllanë.

Çela ka një vit që ka dalë nga burgu pasi në vitin 2001, kur ishte vetëm 26 vjeç u dënua me 25 vjet heqje lirie për akuzën e vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e dy ushtarakëve Pëllumb Shehaj dhe Sihat Shehaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në Memaliaj.

Ushtarakët kushërinj u vranë në një pritë të ngritur ndaj tyre në mesnatën e 7 marsit të vitit 2000, ndërsa udhëtonin me gjithë familjet e tyre drejt Tiranës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një të afërmes së tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts