Vajza që shihni në foto është 24-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksidentin tragjik në Korçë.
Zoi Ksila mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e djeshme 1, janar 2025 në fshatin Zëmblak në aksin rrugor Korçë-Bilisht, kur dy makina u përplasën me njëra-tjetrën.
Dyshohet se të dy mjetet kanë qenë me shpejtësi tejet normave të lejuara.
Kjo manovër ka rezultuar fatale, pasi është përplasur “kokë më kokë” me një Mercedes Benz.
Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke sjellë vdekjen në vend të 24-vjeçares shqiptare me pasaportë greke Zoi Ksila, e cila ka qenë pasagjere në makinën Peugeot.
Ajo mësohet se jetonte me partnerin në Selanik dhe kishte ardhur në Shqipëri për festat e fundvitit. Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.