Shqiperia

Emri/ Gjendet i pajetë në banesën e tij 67-vjeçari, dyshimet e para

emri gjendet i pajete ne banesen e tij 67 vjecari dyshimet e para

Një 67-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen Dunavat në Gjirokastër.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për Balkanweb se policia mori njoftimin në orën 17:58 se në lagjen Dunavat, pranë furrës së bukeës, një person është i bllokuar brenda në banesë dhe nuk përgjigjej thirrjeve.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe ato të repartit zjarrfikës, që bënë të mundur hapjen e derës së banesës.

2e61338f C25a 4795 Be95 64e3e74cc60d
2e61338f C25a 4795 Be95 64e3e74cc60d

Policia ka konstatuar se 67-vjeçari, i identifikuar si Sherif Dumi, u gjet i shtrirë në dysheme, pa shenja jete.

Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërsa do të jetë autopsia e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 67-vjeçarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts