Bota

EMRI/ I akuzuar për grabitje me dhunë në Belgjikë, arrestohet në Rinas 35-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërkim. Pritet ekstradimi

emri i akuzuar per grabitje me dhune ne belgjike arrestohet ne rinas 35 vjecari nga kosova i shpallur ne kerkim pritet ekstradimi

































Një 35-vjeçar nga Kosova dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika është arrestuar në Rinas gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi.

ekstradim

Në kuadër të opracionit të koduar “Gatë” u vu në pranga Dardan Ramadani, i akuzuar për grabitje me dhunë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi: 

Rinas/Verifikime të hollësishme, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim, që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Republika e Shqipërisë.

I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, ndalohet në dalje, me qëllim ekstradimin në Belgjikë, 35-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të RSH-së dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Gate”, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në dalje, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– D. R., 35 vjeç, banues në Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts