Bota

EMRI/ I shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe grabitje, vihet në pranga shqiptari në Athinë

emri i shpallur ne kerkim per tentative vrasje dhe grabitje vihet ne pranga shqiptari ne athine

































Autoritet greke kanë kapur dhe vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia helene për tentativë vrasje dhe grabitje.

Greqi

I riu shqiptar u ndalua rastësisht teksa ishte duke lëvizur me motor në zonën e “Kolonos” në Athinë dhe u kontrollua.

Gjatë kontrollit policor, njëri prej tyre ka treguar një dokument identiteti fals me të dhënat Panajot Bare, 22 vjeç, lindur në Shqipëri.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga policia në lidhje me origjinën e dokumentit, ai filloi të vraponte duke u përpjekur të arratisej.

Policia ka nisur menjëherë ndjekjen dhe ka arritur ta ndalojë bashkë me personin tjetër qe ndodhej me të, shtetasin Erald Bardhi, 18 vjeç.

Pasi u shoqëruan në komisariat, u verifikua se Panajot Bare realisht ishte Angelos Toska, 23 vjeç nga Berati dhe banues në rrugën “Sepolion” nr.11 në Athinë.

Ndaj tij rezultonte një urdhër arresti i Prokurorisë së Athinës, i datës 04.03.2024 për veprat penale “organizata kriminale”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “grabitje”.

Në gusht 2023 në zonën e Agios Panteleimonas, së bashku me një tjetër bashkëpunëtor dhe me përdorimin e armës, ai ka plagosur në këmbë një shtetas, ndërsa pak ditë më parë në Ilion, nën kërcënimin e thikës, i ka marrë celularët disa të miturve.

Ndaj Angelos Toskës janë ngritur edhe akuzat “falsifikim”, “falsifikimi i certifikatave” dhe “mosbindja”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts