Në bisedat në aplikacionin Sky Ecc, që çuan në pranga ish deputetin e PS, Jurgis Çyrbja në skenë del edhe emri i Edmond Koçit, i njohur si “Mond Çekiçi”, i cili u ekzekutua tre vite më parë në mars 2021.
Mësohet se personazhë të botës së krimit, mes tyre edhe Edmond Koçi kanë ndikuar që Jurgis Çyrbja të ishte në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë ne qarkun e Durresit.
Edmond Koçi, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi” u ekzekutua me armë zjarri në 20 mars 2021.
Autorët kanë qenë dy, të kamufluar me veshje ushtarake dhe të maskuar me shall e kapuç. Makina e autorëve një tip “Benz ” i zi kishte bllokuar rrugën në pritjet të arritjes së makinës me të cilën udhëton te Çekiçi, të cilin e kanë ekzekutuar me breshëri të shtënash, një skenë që ka zgjatur rreth 20-30 sekonda.
“Mond Çekiçi”, konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.
I DËNUAR
“Mond Çekiçi”, konsiderohej nga Policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezultonte të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të forcave të Policisë.
Në muajin maj 2009, Edmond Koçi u dënua me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.
Në një raport të Ministrisë së Brendshme thuhej se “Mond Çekiçi është pjesë shoqërore me Lulzim Berisha ‘Luli’, Emiljano Shullazi ‘Mili’, Plarent Dervishaj ‘Lenti’, Marjel Fierza dhe persona të tjerë.
Mond Çekiçi është arrestuar herën e fundit në 24 shtator 2020 nga Policia e Durrësit për armëmbajtje pa leje, por është liruar në datën 8 tetor 2020.
\Ai u lirua me pretekstin e situatës së pandemisë, pasi paraqiti dokumentacion sikur ishte i prekur nga Covid-19 dhe për këtë arsye duhej të merrte mjekime dhe jo të izolohej me të burgosurit e tjerë.
Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit, Gjykata e Durrësit vendosi si masë sigurie për 40- vjeçarin “Arrest shtëpie”, ndërkohë që akuzohej për armëmbajtje pa leje. Mirëpo, Koçi nuk respektoi as vendimin e Gjykatës, pasi qarkullonte fare lirshëm nëpër qytet deri në momentin e atentatit.