Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pasi disa persona, të cilët u vunë në pranga kishin përdorur emrin e tij për t’i marrë para biznesmenëve.
Ndreu thotë se personat janë të panjohur për të, por thekson se i denoncuan pasi e kapën situatën.
Ai i bën thirrje personave të tjerë që mund të jenë mashtruar të denoncojnë në polici.
“Nje mik, biznesmen nga Lezha, ka rene pre e nje mashtrimi, ku disa shtetas, te panjohur per mua, kane perdorur emrin tim per ti marre para!
Para ca ditesh ne e kapem situatën, denoncum, dhe u be e mundur kapja e autoreve nga ana e Policise Lezhe!
Nese ka persona te tjere qe kane rene pre e ketij mashtrimi, ju lutem te denonconi ne polici!”, shkruan Ndreu në Facebook.
ARRESTIM I I PERSONAVE
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Shkëlqim Domi 35 vjeç dhe Saimir Sallaku 37 vjeç, të dy banues në Shijak.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi Shefik Kurti 63 vjeç, banues në Itali.
Sipas Policisë, këta shtetas kishin arritur të përfitonin një shumë prej 15 mijë eurosh nga një operator ekonomik.
Blutë bëjnë me dije se Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore.
Po ashtu, më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur një Tiranë, ku këta persona kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co