EMRI/ I vodhi një shumë parash dhe disa sende personale një gruaje në Dibër, arrestohet ‘skifteri’ 24-vjeçar

emri i vodhi nje shume parash dhe disa sende personale nje gruaje ne diber arrestohet skifteri 24 vjecar
emri i vodhi nje shume parash dhe disa sende personale nje gruaje ne diber arrestohet skifteri 24 vjecar

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhjen e një shume parash dhe disa sende personale të një gruaje. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.S.

NJOFTIMI I POLICISE
I vodhi një shumë parash dhe disa sende personale një shtetaseje, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohet shuma e parave dhe sendet personale. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas administrimit të kallëzimit të shtetases A.K., se në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Kreshnik Skura, i kishte vjedhur një shumë parash dhe disa sende personale, menjëherë është organizuar puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

“Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasi:

K.S, 24 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 24-vjeçari, gjetën të fshehura dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet personale, të shtetases A.K. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →