Shqiperia

EMRI/ Identifikohet 61-vjeçari që u gjet i pajetë në rrugën “Ali Demi”. Policia: Pësoi arrest kardiak

emri identifikohet 61 vjecari qe u gjet i pajete ne rrugen ali demi policia pesoi arrest kardiak

Një 61-vjeçar u gjet i pajetë mesditën e sotme në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet. Policia e Tiranës ka identifikuar viktimën i cili është Bajram Dungu nga Burreli. Blutë sqarojnë se 61-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Bajram Dungu1
Bajram Dungu1

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.08.2024, në rrugën “Ali Demi”, ka ndërruar jetë shtetasi Bajram Dungu, 61 vjeç, dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts