Shqiperia

(EMRI) Kapen me sasi të madhe heroinë dhe marijuane, 6 të arrestuar në Greqi, mes tyre një shqiptar

emri kapen me sasi te madhe heroine dhe marijuane 6 te arrestuar ne greqi mes tyre nje shqiptar
emri kapen me sasi te madhe heroine dhe marijuane 6 te arrestuar ne greqi mes tyre nje shqiptar

Një operacion i policisë greke ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe droge dhe dy armë zjarri, ndërkohë që në pranga kanë rënë 6 persona dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Policia greke kishte siguruar informacion për një grup kriminal që funksiononte të paktën 4 muajt e fundit në tregëtinë e drogës në Athinë.

Grupi kriminal shfrytëzontë një banesë në Kaminia të Pireut për magazinimin e drogës.

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Pire, Agious Anargirous dhe Athinë, u arrestuan 4 shtetas grekë të moshës 20-58 vjec, shtetasi shqiptar Arben Gjorgji 44 vjec nga Pusteci dhe Majlinda Gjorgji 41 vjec nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në kërkim u shpall një grek 50-vjecar.

Gjatë kontrolleve të policisë në banesën që përdorte grupi, por edhe në banesat dhe gjatë kontrolleve fizike të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 12.7 kg heroinë, 10.7 kg marijuanë, 60 gram kokainë, 141 tableta XANAX dhe HIPNOSEDON, 500 ml Metadon, 1.8 kg përzierës heroine, 2 pistoleta të kalibrit 9 dhe 8 mm dhe 5 fishekë të këtyre kalibrave, 2500 euro, 1 automjet, 2 peshore elektronike, 8 celularë, mjete për përzierjen dhe paketimin e heroinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts