Emri/ Kërcënoi bashkëshortin e gjyqtares së GJKKO, arrestohet në Gjermani. Detajet

emri kercenoi bashkeshortin e gjyqtares se gjkko arrestohet ne gjermani detajet
emri kercenoi bashkeshortin e gjyqtares se gjkko arrestohet ne gjermani detajet

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri janë arrestuar në Gjermani, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për Balkanweb se të arrestuarit janë Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, dhe Erald Krasniqi.

Fabio Ballabani, ishte shpallur në kërkim nga SPAK, ndërsa GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”

Ai akuzohet se në vitin 2019, ka shtrire në tokë një shtetas duke i vënë pistoletën në gojë dhe e ka kërcënuar për ta vrarë për shkak të detyres së bashkeshortes së tij. Bëhet fjalë për kërcënimin e Kristaq Priftit, bashkëshortit të gjyqtares, Saida Dollani. Ai denoncoi se u kërcënua me pistoletë teksa gruaja ishte pjesë e trupës gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.  

Ndërsa, Erland Krasniqi akuzohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renato Bajraktari, ngjarje e ndodhur në maj 2024, në Durrës, tek “Rrethrrotullimi i Plepave”.

Njoftimi nga Policia

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohen në bashkëpunim me partnerët gjermanë dy operacione të koduara “Para drejtësisë.”

Operacionet u realizuan falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë me Interpol Wiesbaden/Gjermani, nëpërmjet Interpol Tiranës.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar në Gjermani shtetasit:

– F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”

Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar. Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar si autor i këtij sulmi shtetasi F. B., alias F. Z.

– E. K., 25 vjeç, lindur në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në maj 2024, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg,” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit.”

Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas, në maj 2024, në Durrës, tek “Rrethrrotullimi i Plepave,” pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. B.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden/Gjermani për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt vendit tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →