Shqiperia

Emri/ Kërkoi të dilte nga regjimi “41 biss”, GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit

emri kerkoi te dilte nga regjimi 41 biss gjkko rrezon kerkesen e te denuarit
emri kerkoi te dilte nga regjimi 41 biss gjkko rrezon kerkesen e te denuarit

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e një të dënuari, i cili është vendosur në regjim të posacëm 41 bis me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë. Bëhet fjalë për të dënuarin Erion Veizaj, i cili bazuar në urdhërin e Ministrisë së Drejtësisë, është izoluar në regjimin e posacëm me një afat 1 vjeçar.

Veizaj vuan dënimin për vrasjen e një polici, dhe kishte kërkuar në GJKKO anullimin e urdhërit që e vendoste atë në izolim. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm.

“Erjon Musa Veizaj është dënuar me burgim të përjetshëm me Vendim Nr. 879, datë 04.11.2021 i Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Elbasan (Bashkim denimesh) për veprat penale “Vrasje me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës polici, ne bashkëpunim, “Moskallezim të krimit”, “Armëmbajtje pa leje”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të parashikuar nga nenet 79/c-25, 300, 278/2, 283/1, 324/a/1 te K.Penal.

Vendimi Nr.526 datë 03.11.2022 i Gjykatës së Rrethit Gjygjëesor Elbasan është dënuar me 2 (dy) vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucion të parashikuar nga neni 324/a/1 i K.Penal””, thuhet në një njoftim zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Njoftimi zyrtar

1. Kërkuesi Erion Veizaj më datë 03.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: a) Konstatimin e paligjshmërisë të aktit administrativ Urdhër nr.209, datë 16.04.2024, me nr.2125 prot., datë 16.04.2024 i Ministrit të Drejtësisë në RSH, njoftuar të dënuarit Erion Veizaj datë 17.04.2024 përmes shkresës “Njoftim urdhëri” me nr.2125/1 prot., datë 16.04.2024 të Zëvendës Ministrit të Drejtësisë, adresuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë për një afat prej 1(një) vit (41 BIS) për shtetasin e dënuar Erjon Musa Veizaj” dhe ekzekutuar në datë 17.04.2024;

b) Shfuqizimin e aktit administrativ Urdhër nr.209, datë 16.04.2024, me nr.2125 prot., datë 16.04.2024 i Ministrit të Drejtësisë në RSH, njoftuar të dënuarit Erion Veizaj datë 17.04.2024 përmes shkresës “Njoftim urdhëri” me nr.2125/1 prot., datë 16.04.2024 të Zëvendës Ministrit të Drejtësisë, adresuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë për një afat prej 1(një) vit (41 BIS) për shtetasin e dënuar Erjon Musa Veizaj” dhe ekzekutuar në datë 17.04.2024;

c) Pas konstatimit të paligjshmërisë dhe shfuqizimit të aktit administrativ sipas pikës 1 dhe 2 të objektit të kërkesës ankimore të urdhërohet nga Gjykata lirimi i menjëhershëm nga regjimi i posaçëm, të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë në Institucionin e IEVP Peqin 41 BIS dhe vendosjen e tij në kushte normale vuajtje dënimi sipas Urdhërit të Ekzekutimit të Vendimit Penal dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor nr.812, datë 17.12.1999.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 471 e vijues të K.Pr.Penale, nenin 17 të ligjit nr.81, datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr.265, datë 31.07.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Erion Veizaj, të paraqitur nëpërmjet mbrojtësit të tij, avokatit O.K, regjistruar me nr.265, datë 03.05.2024, për shfuqizimin e urdhërit nr.209, datë 16.04.2024 “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të Ministrisë së Drejtësisë”, si të pa bazuar në ligj dhe në prova.

2. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts