EMRI/ Krijoi skemë mashtruese me TVSH, Gjykata e Sarandës dënon me 6 vjet burg 46-vjeçarin

emri krijoi skeme mashtruese me tvsh gjykata e sarandes denon me 6 vjet burg 46 vjecarin
emri krijoi skeme mashtruese me tvsh gjykata e sarandes denon me 6 vjet burg 46 vjecarin

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 6 vjet heqje lirie 46 vjecarin nga Tirana, Erion Berberi. Vendimi është dhënë 4 ditë më parë nga Gjyqtari Mikel Hysometaj pas një procesi të nisur në 20 nëntor të një viti më parë.

Berberi akuzohet nga Prokuroria e Sarandës për veprën penale “krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” kryer në bashkëpunim sipas neneve 144/a e 25 të Kodit Penal. 46-vjeçari rezulton person me precedentë penalë, pasi ka qenë i arrestuar edhe në 2015 në Korçë bashkë me disa persona të tjerë, të akuzuar po për mashtrim me TVSH.

Pavarësisht dënimit me 6 vjet heqje lirie, do të pritet vendimi i Apelit që do të vendosë nëse Berberi do të shkojë në qeli.

Gjyqtari Hysometaj ka kërkuar që dënimin 46 vjecari ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Çështja e gjykuar në Sarandë i përket procedimit penal nr.39 të vitit 2018 ndaj shtetasve Regan Merdani, Enis Xhaferi, Vjollca Ymeraj, Kreshnik Ymeraj, Fatmir Murati, Dashamir Ymeraj e Erion Berberi.

Cështja ndaj këtij të fundit u gjykua e ndarë, ndërkohë që procesi vazhdon për të tjerët.

Kjo cështje më parë rezulton të jetë ndjekur nga Prokurori Ilir Hoxha e më pas nga Besjana Sadikaj.

Ajo që bie në sy, është përfshirja edhe e Regan Merdanit, 33-vjeçari nga Fieri i dënuar nga SPAK për inceneratorin e Fierit.

Merdani është marrë nën akuzë në cilësinë e administratorit të shoqërisë “SG Logistic” sh.p.k.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →