EMRI/ Lidhje me parcelat e drogës? Tritol banesës së efektivit në Shkodër, autorët u filmuan nga kamerat e sigurisë, ja pistat ku po heton policia. Shënjestra: Nuk kam asnjë konflikt

emri lidhje me parcelat e droges tritol baneses se efektivit ne shkoder autoret u filmuan nga kamerat e sigurise ja pistat ku po heton policia shenjestra nuk kam asnje konflikt
emri lidhje me parcelat e droges tritol baneses se efektivit ne shkoder autoret u filmuan nga kamerat e sigurise ja pistat ku po heton policia shenjestra nuk kam asnje konflikt

Vilson Zhuri, një efektiv i policisë vendore të Shkodrës u sulmua me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:10 të mëngjesit në lagjen “Tepe”. Dy persona ende të paidentifikuar vendosen një sasi tritoli në derën e oborrit të policit Vilson Zhuri.

Nga shpërthimi nga vetëm dëme materiale ndërsa familja Zhuri ndodheshin brenda banesës në gjumë në atë moment ndërsa janë zgjuar menjëherë duke konstatuar lëndën eksplozive të vendosur në shtëpinë e tyre.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet paraprake. Në banesën e efektivit ka kamera sigurie dhe policia i ka sekuestruar duke bërë kqyrjen e tyre.

Nga pamjet e kamerave dallohen dy persona me motor dhe skafandë në kokë të cilët vendosin tritolin dhe më pas largohen me shpejtësi në drejtim të paditur duke mos lënë gjurmë. Vilson Zhuri prej dy vitesh është oficer krimesh në njësinë Pult të Dukagjinit.

Ajo që policia dyshon është se kjo ngjarje mund të ketë ardhur si shkak i detyrës. Sipas burimeve policore sulmi me tritol ndaj Vilson Zhurit mund të ketë lidhje me parcelat e drogës në zonën e Dukagjinit. Zhuri herë pas here ka raportuar lidhur me këto parcela dhe dyshimi kryesor është se kjo ngjarje vjen për shkak të punës si oficer krimesh në zonën e Pultit.

Ndërkohë efektivi Zhuri ka deklaruar për kolegët e tij se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se nuk ka patur konflikte por dyshon se ngjarja lidhet për shkak të detyrës që ushtron. Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të ndodhur në lagjen “Tepe”.

Ndërkohë vendosja e tritolit ndaj oficerëve të policisë në Shkodër është kthyer në një shqetësim. Brenda një viti janë 7 raste të gjitha pa autor pa llogaritur tritolin edhe ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj që po ashtu ende nuk është zbardhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →