Emri/ Mashtronte bizneset duke iu vjedhur shuma të mëdha parash, përfundon në pranga 34-vjeçarja në Korçë

emri mashtronte bizneset duke iu vjedhur shuma te medha parash perfundon ne pranga 34 vjecarja ne korce

KORCE

Një 34-vjeçare ka përfunduar në pranga pasi ka mashtruar 3 pronarë biznesesh duke u vjedhur para.

Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja, Rezarta Laçka ka shkuar në bizneset e shtetaseve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.

NJOFTIMI I PLOTE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura dy javët e fundit në Korçë dhe Maliq, ku një shtetase kishte përfituar shuma parash nga pronaret e tre bizneseve, duke i mashtruar ato, koordinuan veprimet me qëllim kapjen e kësaj shtetaseje dhe vënien e saj përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim R. L., 34 vjeçe, banuese në Korçë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja ka shkuar në bizneset e shtetaseve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →