EMRI/ Mbi 26 kg kanabis nga Dubai në Tiranë! Kush është i riu që tentoi të fuste valixhen me drogë në Shqipëri përmes Rinasit

emri mbi 26 kg kanabis nga dubai ne tirane kush eshte i riu qe tentoi te fuste valixhen me droge ne shqiperi permes rinasit








































26 kilogramë e 700 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis u sekuestrua sot në aeroportin “Nënë Tereza” nga autoritetet doganore të Rinasit.

rinas

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se 21-vjeçari që tentoi të fuste valixhen me drogë nga Dubai në Tiranë përmes aeroportit të Rinasit është shtetasi Brice Tchantchou, banues në Luksemburg.

Gjatë kontrollit në bagazhet e 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 kilogramë e 700 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkohë mësohet se valixhja me drogë është nisur nga Tailand dhe se sipas 21 vjeçarit valixhen ia ka dhënë një shtetas tajlandez për ta çuar në Shqipëri.

Ai ka bërë tranzit në Dubai dhe ka mbërritur në Rinas. 21 vjeçari ka deklaruar se dinte se valixhja kishte rroba dhe se në Rinas do e priste dikush që ta merrte valixhen.

Njoftimi i policisë

Rinas/Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për të futur lëndë narkotike nga Dubai në Tiranë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fluturimi”, nga Komisariati i Policisë Rinas, autoritetet doganore të Rinasit dhe Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Trafikoi nga Dubai në Tiranë, 26 kg e 700 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis që e kishte fshehur në bagazhet e tij, kapet në Rinas dhe arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.

Sekuestrohet sasia e lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas në bashkëpunim me autoritetet doganore në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në veçanti të trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas që do të udhëtonte nga Dubai drejt Rinasit, kishte fshehur në bagazhet e tij, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fluturimi”.

Gjatë këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit B. T., 21 vjeç, banues në Luksemburg.

Gjatë kontrollit në bagazhet e 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 kilogramë e 700 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →