Shqiperia

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për “Trafik narkotikësh” dhe “Prostitucion”, arrestohet 52-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

emri ne kerkim nderkombetar per trafik narkotikesh dhe prostitucion arrestohet 52 vjecari pritet ekstradimi drejt italise
emri ne kerkim nderkombetar per trafik narkotikesh dhe prostitucion arrestohet 52 vjecari pritet ekstradimi drejt italise

Shkodër/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion” kapet në Velipojë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 52-vjeçari.

Në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Qarkullimit Rrugor dhe Stacionin e Policisë Velipojë lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi shtetasin Shpëtim Memolla, banues në Peqin.

[embedded content]

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Apelit Laquila/Itali në vitin 2022 e ka denuar këte shtetas me 8 vjet e 8 muaj burg per veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts