Bota

EMRI/ Në kërkim pasi merrte ryshfet për kalimin drejt vendeve të BE të personave që nuk u lejohej udhëtimi, AMP arreston punonjësin e policisë së Rinasit

emri ne kerkim pasi merrte ryshfet per kalimin drejt vendeve te be te personave qe nuk u lejohej udhetimi amp arreston punonjesin e policise se rinasit

































Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar Briken Terziun, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”.

amp

“Në vijim të komunikatës së datës 04.06.2024, mbi ekzekutimin e masave të sigurimit personal ndaj 8 punonjësve të policisë, efektivë në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas dhe pas shpalljes në kërkim të punonjësit të policisë, Inspektor B. T., 39 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të mundur sot arrestimin dhe ekzekutimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Caktimi i masave të sigurimit personal ndaj punonjësve të policisë u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari kriminale”, njofton AMP.

Kujtojmë se më 3 qershor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar urdhërarestet të lëshuara nga Prokuroria e Tiranës, ndaj zyrtarëve policorë në Rinas përfshirë këtu urdhrin ‘arrest me burg’ Inspektor Briken Tereziu me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor në Aeroportin e Rinasit.

Gjithashtu ‘arrest me burg’ është lëshuar dhe për Eneo Sulejamanaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Urdhri arrest në shtëpi është ekzekutuar për Sokol Xhika, Ermal Mesi, Aris Drini, ndërsa ‘detyrim për t’u paraqitur’ është lëshuar për  Ylli Prençi, Rei Shenjtolli, Enkis Aliaj, Argil Hasa.

Po kështu, aktualisht vazhdojnë hetimet edhe në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës policie të tjerë, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, të dyshuar të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal.

Caktimi masave të sigurimit personal ndaj shtetasve të sipërcituar, u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokuorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirasnë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari të kundraligjshme.

Konkretisht, për periudhën Mars 2023- Mars 2024, shtetasi Enea Sulejmani, posedues i një agjensie turistike “Bus Albania”, me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “tregtim të biletave të avionit” mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts