EMRI/ Në kërkim për trafik droge, 45-vjeçari arrestohet pasi tentoi të hynte në Shqipëri nga porti i Durrësit

emri ne kerkim per trafik droge 45 vjecari arrestohet pasi tentoi te hynte ne shqiperi nga porti i durresit
emri ne kerkim per trafik droge 45 vjecari arrestohet pasi tentoi te hynte ne shqiperi nga porti i durresit

DVP Vlorë/Kontrolle dhe verifikime intensive po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim.

Tentoi të hynte në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, ndërkohë që ishte në kërkim sepse ishte dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Portin Durrës, kapin dhe ndalojnë 45-vjeçarin.

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kufitare të portit të Durrësit dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, për një shtetas të shpallur në kërkim për të vuajtur një dënim me burgim, në hyrje të Shqipërisë u ndalua Bledar Xhufi, 45 vjeç.

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co