Pas kërkesës së SPAK për caktimin e masës së sigurisë, GJKKO ka lënë në burg 35-vjeçarin Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj.
Ai akuzohet si organizator për atentatin ndaj Ines Hajrullës.
Njoftimi:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 02.02.2024 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin ndaj personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerje të veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”,“Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 80, 278/1 28/4 të Kodit Penal, “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/ i Kodit Penal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.
2. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenin 244 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 11 Akti, datë 05.02.2024, ndër të tjera vendosi: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti me burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj.
3. Ekzekutimit i masës së sigurimit për personin nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj është bërë në datë 17.02.2024. Ndodhur në këto kushte, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale më datë 22.11.2023 paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj
4. Në seancën gjyqësore të datës 19.02.2024 ora 12:00, personi nën hetim përfitoj Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj nga e drejta për të mos dhënë deklarime në seancën e marrjes në pyetje sipas nenit 248 pika 2 të K.Pr.Penale. Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 16
Akti, datë 19.02.2024, vendosi:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj me vendimin Nr. 11, datë 05.02.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
VIJON…
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co