EMRI/ Përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet efektivja e policisë në Kurbin

emri perplas per vdekje kembesorin arrestohet efektivja e policise ne kurbin
emri perplas per vdekje kembesorin arrestohet efektivja e policise ne kurbin

Një aksident me pasojë vdekjen e një 51-vjeçari ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Laç-Autostradë.

Shtetasja Florinda Zvangu 43 vjeçe, punonjëse policie, jashtë orarit të punës, ka aksidentuar një 51-vjeçar.

51-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë, është arrestuar edhe autorja e ngjarjes.

Njoftimi: 

Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja Florinda Zvangu 43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës), duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin,(këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co