GJKKO ka lënë në burg shtetasin Leonardo Lama, i akuzuar për falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave.
Lama krijonte viza false për të çuar qytetarët në drejtim të Britanisë, Amerikës dhe Kanadasë, në këmbim të parave.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë
25.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe
verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, e caktuar me
vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Leonardo Lama, i
dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”
e parashikuar nga neni 189/2 i Kodit Penal”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në
nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë
27.07.2024, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Leonardo Lama, i dyshuar për
kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e
parashikuar nga neni 189/2 i Kodit Penal, të masës së sigurimit personal “arrest në
burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 54, datë
06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin
e Organizuar.
2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Leonardo Lama, të dërgohet
menjeherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të
organit procedues.
3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për
ekzekutimin e këtij vendimi.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brënda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e
Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga
dita njoftimit të vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 27.07.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co