EMRI/ Tentoi të vriste me sëpatë gruan teksa shkonte në Gjykatë për të kërkuar divorcin, arrestohet 39-vjeçari në Dibër

emri tentoi te vriste me sepate gruan teksa shkonte ne gjykate per te kerkuar divorcin arrestohet 39 vjecari ne diber
emri tentoi te vriste me sepate gruan teksa shkonte ne gjykate per te kerkuar divorcin arrestohet 39 vjecari ne diber

Policia parandaloi përshkallëzimin e një konflikti.

Përndoqi bashkëshorten dhe një shtetas tjetër, dhe në një dyqan tentoi t’i godiste me sëpatë, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e ngjarjes.

39-vjeçari, Xhevahir Likkola, gjatë kohës që tentoi të godiste një shtetas tjetër dhe bashkëshorten, e cila po shkonte në gjykatë për seancën e ndarjes, pasi dispononte dhe urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti, dëmtoi dhe pronën (dyqanin) e një shtetasi.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur sekuestrimin e mjetit prerës (sëpatë), si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 39-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në dyqanin e shtetasit U. M. po ndodhte një konflikt dhe një shtetas me një mjet prerës (sëpatë) po tentonte të godiste 2 shtetas të tjerë, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku u bë i mundur parandalimi i përshkallizimit të mëtejshmëm të konfliktit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xhevahir Likkola, 39 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas kishte përndjekur bashkëshorten e tij, e cila po shkonte në gjykatë, ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe do të zhvillonte seancën për ndarje. Në momentin që bashkëshortja e tij, e shoqëruar nga një shtetas tjetër, janë futur në një dyqan, 39-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit, është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me mjetin prerës (sëpatë), bashkëshorten dhe mikun e saj.

Gjithashtu, gjatë konfliktit 39-vjeçari ka dëmtuar disa orendi në dyqanin ku zhvilloi konfliktin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →