EMRI/ Theu masën e sigurisë dhe u arratis, vihet në pranga 42-vjeçari! Ja për çfarë akuzohet

emri theu masen e sigurise dhe u arratis vihet ne pranga 42 vjecari ja per cfare akuzohet





































Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Fier, pasi ishte shpallur në kërkim.

policia tirane

Mësohet se është arrestuar shtetasi Mario Çukaj., i cili kërkohej për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sipas policisë, 42-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale  “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim.

Ndaj tij Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i policisë

Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë  kapur dhe ndaluar shtetasin Mario Çukaj., 42 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale  “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Fierit ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të veprimeve procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare ndaluan shtetasin M. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →