Policia ka arrestuar një 20-vjeçar në Vlorë, i cili u kap me doza kanabisi dhe është proceduar një person që ndodhej në mjet me të.
J.Karafilajt, në momentin që policia i ka ushtruar kontroll, i janë gjetur dozat gati për shtije.
Lënda narkotike, mjeti dhe një shumë parash i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në doza dhe i shiste ato në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.
Njoftimi:
U kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, gati për shitje, vihet në pranga 20-vjeçari.
Procedohet penalisht edhe një shtetas, pasagjer në automjetin që drejtonte 20-vjeçari, pasi kishte dijeni për këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, që u gjetën në automjet, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike dhe automjeti.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli,” kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
– J. K., 20 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues këtë shtetas dhe me pasagjer shtetasin E. Q., 22 vjeç, në fshatin Radhimë, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, 100 000 lekë dhe një celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në doza dhe i shiste ato në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës. Për këtë veprimtari kriminale dyshohet se kishte dijeni shtetasi E. Q., që e shoqëronte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co