Policia e Vlorës ka zbardhur dhe dokumentuar 7 raste vjedhjesh në qytet, duke identifikuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.
Në kuadër të këtij operacioni policia ka arrestuar shtetasin 29-vjeçarin Erjon Baraj, banues në Vlorë.
Hetimet zbuluan se Baraj, i maskuar me kapuç, pelerinë dhe dorashka, dhe duke përdorur mjete si levë dhe çekan, ka kryer vjedhje me thyerje në markete të ndryshme në qytet.
Rastet përfshijnë:
12.12.2024, lagjja “Pavarësia”: Vjedhje e stekave të cigareve dhe parave nga kasa.
16.12.2024, lagjja “1 Maji”: Vjedhje e një shume parash.
18.12.2024, lagjja “Lef Sallata”: Vjedhje e një shume parash.
23.12.2024, lagjja “Lef Sallata”: Tentativë vjedhjeje në një market.
24.12.2024, lagjja “Lef Sallata”: Vjedhje e një shume parash në një market.
29.12.2024, lagjja “Pavarësia”: Vjedhje në dy markete, duke marrë produkte dhe para.
Sakaq, materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për akuzën e “Vjedhjes.”