Shqiperia

EMRI/ Vodhi dy automjete, arrestohet 24-vjeçari (VIDEO)

emri vodhi dy automjete arrestohet 24 vjecari video
emri vodhi dy automjete arrestohet 24 vjecari video

Policia e Fierit finalizoi operacionin e koduar “The Robber”, duke arrestuar një 24-vjeçar i dyshuar si autor i vjedhjes së dy automjeteve me qëllim shitjen e tyre.

I arrestuari është shtetasi Markos Berberaj, 24 vjeç, raporton gazetari Ilmi Saliaj për Balkanweb.

“Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit nga një shtetase, se i kishin vjedhur automjetin që kishte në përdorim, kanë kyer hetimet me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “The Robber”, u ndalua shtetasi:

[embedded content]

M. B., 24 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. B., gjatë një jave, ka vjedhur 1 automjet, të cilin e ka shitur në fshatin Barbullinjë, ndërsa automjetin tjetër e ka marrë me qira në Fier, me qëllimin për ta shitur në Sarandë.

Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, në momentin që do shiste automjetin, në një servis në Sarandë, dhe më pas arrestimin e tij”, njoftoi Policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts