Duket se bisedimet për të rënë dakord për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza nuk ishin shumë premtuese ditëve të fundit. Kështu ka bërë me dije Katari si ndërmjetësues i këtyre bisedimeve, raportoi BBC. Ndërkohë, kryeministri Mohammed bin Abdulrahman Al Thani ka thënë se mbetet optimist edhe pse koha nuk është në favorin e tyre. Kjo ndodhi pasi kryeministri izraelit tha se do të vazhdojë me planet për pushtim tokësor të Rafahut, pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar.
Hamasi ka fajësuar Izraelin për mungesë përparimi në arritjen e marrëveshjes së armëpushimi. Bisedimet janë duke u zhvilluar në Kajro ndërsa zyrtarë të lartë nga SHBA-ja, Izraeli, Egjipti dhe Katari takohen në përpjekje për të ndërmjetësuar një pushim të luftimeve.
“Modeli i ditëve të fundit nuk është vërtet shumë premtues, por, siç e përsëris gjithmonë, do të mbetemi optimistë”, ka thënë Sheik Mohammed, gjatë një takimi të liderëve botërorë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. “Besoj se në këtë marrëveshje po flasim në një shkallë më të madhe dhe ende shohim disa vështirësi në pjesën humanitare të këtyre negociatave”, ka shtuar ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co