Sport

Ende pa trajner, por Partizani zyrtarizon afrimin e rradhës në merkato

ende pa trajner por partizani zyrtarizon afrimin e rradhes ne merkato
ende pa trajner por partizani zyrtarizon afrimin e rradhes ne merkato

Partizani pavarësisht se është pa një timonier, sërish drejtuesit po vazhdojnë të bëjnë përforcimet e fundit para se të fillojë kampionati. Kështu është arritur marrëveshja me Anteo Osmanllari.

25-vjeçari mbylli sezonin me Erzenin dhe tashmë pritet të zyrtarizohet në kryeqytet. Palët kanë rënë dakort për një kontratë 2-vjeçare mes tyre dhe lojtari pritet që shumë shpejt të prezantohet te të kuqtë.

Në fakt për Osmanllarin, ky do të ishte një riikthim, pasi në vitin 2021 ka luajtur për 6 muaj me kryeqytetasit. 25-vjeçari do t’i bashkohet ekipit, për të nisur kështu stërvitjen me të kuqtë dhe për të qenë gati për startin e Kategorisë Superiore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts